Career Direct Living by Design

Cfarë është Career Direct ® ?

Përmbledhje e "Career Direct"®

"Career Direct" është një sistem gjithëpërfshirës i vlerësimit dhe udhëzimit të karrierës që i ndihmon individët të kuptojnë përzierjen e tyre unike të personalitetit, interesave, aftësive dhe vlerave. I projektuar për të aftësuar njerëzit të marrin vendime të sigurta në lidhje me arsimin, drejtimin e karrierës dhe kënaqësinë në punë, "Career Direct" kombinon parimet e përjetshme me teknologjinë më të fundit të udhëzimit të karrierës dhe statistikat e bazuara në kërkime.

I zhvilluar dhe i rafinuar gjatë më shumë se 30 viteve, ai i është nënshtruar testimeve dhe vlerësimeve rigoroze për të siguruar si saktësinë ashtu edhe besueshmërinë. Që nga krijimi i tij, "Career Direct" ka ndihmuar qindra mijëra njerëz në të gjithë botën të zbulojnë karriera të përmbushura dhe të orientuara drejt qëllimit, të cilat përputhen me aftësitë e tyre natyrore.

"Career Direct" u themelua mbi vizionin e Larry Burkett, i cili e kuptoi se shumë njerëz punonin në role që nuk përputheshin me pikat e tyre të forta. Ai kërkoi të krijonte një mjet praktik, të bazuar në kërkime, që do t'i ndihmonte individët të merrnin vendime të informuara dhe të bazuara në të dhëna për karrierën, duke ndërtuar besim, drejtim dhe kënaqësi në punën e tyre.

Çfarë e bën "Career Direct" unik

Ndryshe nga shumë vlerësime të karrierës që përqendrohen vetëm në një ose dy tipare, "Career Direct" ndjek një qasje holistike, duke shqyrtuar katër dimensione thelbësore të përzgjedhjes së karrierës -personalitetin, interesat, aftësitë dhe vlerat. Ai gjithashtu merr në konsideratë faktorë të tillë si stresi dhe menaxhimi financiar që mund të ndikojnë në kënaqësinë afatgjatë të karrierës.

Kjo perspektivë e integruar u jep individëve një kuptim më të qartë se si janë të projektuar në mënyrë unike dhe si puna e tyre mund të përputhet me atë që janë. Përmes modelit të saj të konsulentëve të çertifikuar, "Career Direct" ofron një përvojë të personalizuar dhe të mbikqyryr - duke i ndihmuar pjesëmarrësit të lidhin njohuritë në të katër dimensionet dhe duke i kthyer këto njohuri, në rekomandime praktike për karrierën dhe edukimin.

Rezultati është një nga sistemet më gjithëpërfshirëse dhe kuptimplote të orientimit në karrierë që gjenden sot, i ndërtuar mbi parime të përjetshme dhe autentike dhe dekada suksesi të provuar.

Kush përfiton nga "Career Direct"

"Career Direct" është i vlefshëm për studentët, ata që ndryshojnë karrierë dhe profesionistët në çdo fazë të jetës. Pavarësisht nëse po zgjidhni një degë, po hyni në fuqinë punëtore, po ktheheni pas një pushimi apo po eksploroni një fushë të re, "Career Direct" ju udhëheq drejt zgjedhjeve kuptimplote dhe të harmonizuara mirë që pasqyrojnë projektimin tuaj unik.

Mund ta kryeni testin në mënyrë të pavarur, por puna me një konsulent të trajnuar nga "Career Direct" mund ta përmirësojë shumë përvojën tuaj. Konsulentët janë të pajisur për të interpretuar rezultatet tuaja, për të ofruar kontekst dhe për t'ju ndihmuar të krijoni një plan praktik për hapat e mëtejshëm.

Fakte të shpejta

I bazuar shkencërisht:
I zhvilluar psikometrikisht, i verifikuar statistikisht dhe i dokumentuar në një manual publik kërkimi dhe zhvillimi prej 70 faqesh. PDF
Efikas në kohë:
Testi mund të kryhet brenda një ore.
Mbështetje e udhëzuar
Konsulentët e çertifikuar të "Career Direct" marrin trajnim të thelluar për të ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë rezultatet e tyre dhe të planifikojnë hapat e mëtejshëm në praktikë.
Ndikim i provuar:
Mbi 400,000 njerëz në mbarë botën kanë përfituar nga "Career Direct", shumë prej tyre përmes udhëzimeve të konsulentëve.
Shtrirje globale:
I pranishëm në 21 gjuhë dhe 84 vende, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Namibinë, Brazilin, Poloninë, Shtetet e Bashkuara dhe Malauin.
I mundshëm nga ana ekonomike:
Çmimet përshtaten sipas ekonomisë së secilit vend.
©2025 Crown. All rights reserved. Career Direct® is a registered trademark of Crown.